Amerika e pakënaqur nga përgjigjja e Iranit mbi bisedimet bërthamore!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika e pakënaqur nga përgjigjja e Iranit mbi bisedimet bërthamore!

Irani dërgoi sot një përgjigje të shkruar lidhur me propozimet amerikane që kanë për synim të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, edhe pse Uashingtoni ka ngritur dyshime të shumta për ofertën e Teheranit.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha se “dokumenti i dërguar nga Irani shpreh qëndrim konstruktiv që ka për synim finalizimin e negociatave”. Por, ai nuk dha detaje lidhur me përmbajtjen e tekstit.

Media shtetërore iraniane deklaroi se Teherani, përgjigjen ia dërgoi shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili ka koordinuar negociatat. Pas 16 muajsh bisedime indirekte ndërmjet Republikës Islamike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Borrell u shpreh në muajin gusht se “Bashkimi Europian paraqiti ofertë përfundimtare për të tejkaluar mospajtimet sa i përket ringjalljes së marrëveshjes bërthamore që Teherani arriti me fuqitë botërore në vitin 2015”.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se pranoi përgjigjen e Iranit përmes Bashkimit Europian.

Ne po e studiojmë atë dhe do të përgjigjemi përmes Unionit, por fatkeqësisht nuk është konstruktive. Edhe Uashingtoni zyrtar nuk u ndal në detaje për përmbajtjen e përgjigjes së Iranit.

Bashkimi Europian ka shërbyer si ndërmjetësues në bisedimet indirekte pasi, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi vendin nga marrëveshja në vitin 2018.

Sipas marrëveshjes, Irani kufizonte pasurimin e uraniumit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Por, pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja, Irani nisi të shkelë paktin, duke pasuruar uraniumin përtej niveleve të lejuara.

Irani rikthekson se nuk ka për qëllim të zhvillojë armë bërthamore. Më herët gjatë javës, ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, tha se “Teherani zyrtar kërkon garanci të forta nga Uashingtoni për ringjalljen e marrëveshjes”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49411 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE