Moska: Dy ekspertë të OKB-së do të mbeten në centralin Zaporizhja!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moska: Dy ekspertë të OKB-së do të mbeten në centralin Zaporizhja!

Rusia bëri të ditur se dy inspektorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore do të vazhdojnë të qëndrojnë në centralin bërthamor të Zaporizhjas. Kjo pritet të ndodhë edhe kur të tjerët të largohen. Një ditë pasi misioni i agjencisë së Kombeve të Bashkuara shkoi në Zaporizhja, që është dhe centrali më i madh bërthamor në Europë, ambasadori rus për institucionet ndërkombëtare në Vjenë, i tha agjencisë RIA se gjashtë ekspertë ndërkombëtarë do të qëndrojnë në central për disa ditë. Dy prej tyre do të kenë qëndrim të përhershëm në Zaporizhja. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore ende nuk ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Moskës.

Për më 6 shtator, Rusia kërkon të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po për Zaporizhjan. Një kërkesë që sipas rusëve “vjen në kuadër të bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ukrainasve”. Por, Kievi zyrtar po akuzon Rusinë se nga bombat e hedhura, çoi në fikjen e reaktorit numër 5.

Gjithashtu, Moska pret që në takim të ndërhyjnë shefat e OKB-së e të Agjencisë së Energjisë Bërthamore, Antonio Guterres e Rafael Mariano Grossi. Presidenti Zelensky vuri në dukje se mbrojtja e centralit, parandalon katastrofën bërthamore.

Nuk mund të lejojmë rreziqe nukleare!

Qyteti Energodar pranë të cilit ndodhet ky central vazhdimisht është nën bombardime. Zaporizhja që nën kontrollin rus ra pak ditë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, në shkurt të këtij viti njihet edhe si centrali më i madh bërthamor në Europë. Aty vijojnë të punojnë inxhinierë ukrainas, ndonëse kontrollohet prej forcave pushtuese.

Sot është dita e 191-të e luftës së Rusisë në Ukrainë. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, rusët nuk lejuan gazetarët ukrainas e perëndimorë të hynin në centralin bërthamor të Zaporizhjas, për të ndjekur sugjerimet e ekipit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Zyrtarët prorusë në Ukrainë hodhën akuza se Kievi tentoi të infiltronte spiunë në delegacionin e ekspertëve të agjencisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE