Kremlini kërcënon Perëndimin: S’ka gaz pa hequr sanksionet!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kremlini kërcënon Perëndimin: S’ka gaz pa hequr sanksionet!

Rusia nuk do të rifillojë furnizimet me gaz ndaj Evropës derisa Perëndimi të heqë sanksionet. Kështu deklaroi ditën e hënë zëdhënësi i Kremlinit, në një kohë kur ndërprerja e furnizimeve po çon në rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë në kontinentin e vjetër.

Duke folur për mediat, Dmitry Peskov fajësoi për situatën sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore, veçanërisht nga Gjermania dhe Britania, për dështimin e Rusisë në garantimin e funksionimit të gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 1”.

“Të tjera arsye nuk ekzistojnë”, tha Peskov, i cituar nga agjencia “Interfax”. Ai shtoi se rifillimi i furnizimeve varet tërësisht nga vullneti i Perëndimit për të hequr sanksionet. “Janë pikërisht ato që kanë sjellë situatën që po shohim tani”, vijoi zëdhënësi i Putin.

Deklaratat e tij janë një tjetër tregues i qartë se Rusia synon të detyrojë Evropën të heqë sanksionet e vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, në këmbim të rinisjes së lëvizjes së gazit.

Kriza energjetike në vendet e Bashkimit Evropian shihet si një test për mbështetjen e bllokut për Ukrainën.

Pasi dështoi të arrinte objektivat në Ukrainë, ekspertët besojnë se Kremlini po shpreson që çmimet rekord të energjisë, të shoqëruara me mungesën eventuale të drithërave këtë dimër, do të shtyjnë kontinentin e vjetër të detyrojë Kievin të pranojë kushtet e armëpushimit të Moskës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE