Sot nis sesioni i ri parlamentar/Dekomunistizimi në fokus!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot nis sesioni i ri parlamentar/Dekomunistizimi në fokus!

Sot nis sesioni i ri parlamentar. Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare në orën 18:00. Tre ditë më parë, në Konferencën e Kryetarëve, maxhoranca dhe opozita i dhanë dritën jeshile nismave që synojnë t’i mbyllin karrierën politike ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Palët janë për evidentimin e shpejtë, për t’i nxjerrë jashtë parlamentit e politikës.

Nismat  e socialistëve synojnë ndërhyrje edhe në ligjin e partive, për të përjashtuar nga Kuvendi e po ashtu nga drejtimi i subjekteve politike, të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Nëse kryetari i partisë rezulton në dosje e nuk zbaton ligjin,  rrezikon shpërbërjen e forcës politike që drejton.

Sipas axhendës, e para seancë plenare e ditës së sotme pritet të jetë më tepër e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen për çështjet e depozituara në Kuvend nga socialistët. Me anë të një projektligji, kërkohet dënimi i krimeve të së kaluarës duke verifikuar në detaje të gjitha figurat publike, pavarësisht nëse ata kanë certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Po ashtu kërkohet edhe ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, në përpjekjen që të gjithë ata politikanë me lidhje më ish-Sigurimin e Shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.

Gjithashtu, në kalendar janë përfshirë nismat e Partisë Demokratike për dekomunistizimin, deklasifikim të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe kthimin në muze të burgut famëkeq të Spaçit e kampit të Tepelenës. Gjithçka pritet të vijojë në komisionet përgjegjëse, si dhe më pas në seancën plenare për t’i kaluar me votë në sesionin e ri parlamentar.

Socialistët janë zotuar se në shtator do të bëhen përpjekje për të larguar nga Parlamenti, kreun demokrat Berisha, me argumentin se një ish-sekretar partie nuk mund të jetë pjesë e Legjislativit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE