Tre mjete lundruese të bllokuara në Durrës dhe Dhërmi!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre mjete lundruese të bllokuara në Durrës dhe Dhërmi!

Shkelja e zonës së lejuar dhe problemet me dokumentacionin bënë që dy mjete lundruese të bllokoheshin në plazhin e Durrësit e një tjetër në të Dhërmiut. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit thekson:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Durrësit, një mjet lundrues motoskaf me drejtues shtetasin serb E. K., duke lëvizur jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.

Pasi u bllokua mjeti lundrues, në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, shtetasi E. K. u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj, për shkelje të nenit 24/1/c, të këtij ligji.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u konstatua një mjet lundrues “Jet ski”, në plazhin e Durrësit, me drejtues shtetasin A. Ç., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit.

Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues në SPK Durrës. Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar një mjet lundrues tip “Jet ski”, me drejtues shtetasin R. B., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Himarës. Drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj.

Aksionet u intensifikuan pas ngjarjes tragjike të një muaji më parë në Potam të Himarës ku mjeti lundrues me drejtues shtetasin Arjan Tase, goditi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia. Ish-efektivi i policisë do të qëndrojë në qeli, të paktën deri në fund të hetimeve. Më 5 gusht, Gjykata e Vlorës i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, por ish-komisari nuk e ankimoi në apel vendimin. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me dashje indirekte, pasi me mjetin lundrues hyri në një zonë të palejuar. Nuk munguan protestat për të kërkuar drejtësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE