“Maskara…”/Chris Rock rikujton shuplakën e Will Smith dhe nuk i del e keqja me aktorin!

vovalbania September 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Maskara…”/Chris Rock rikujton shuplakën e Will Smith dhe nuk i del e keqja me aktorin!

Shuplaka e Will Smith ndaj Chris Rock zuri faqet e para të medieve botërore marsin e këtij viti, teksa ky i fundit bëri shaka me sëmundjen e gruas së Smith, Jada Pinkett Smith. “Zoti e mallkoftë, ajo ishte shakaja më e bukur që kam thënë ndonjëherë”, tha Chris Rock ndërsa u pyet nga Dave Chapelle. Gjithashtu ai tha se shuplaka nxori fytyrën e vërtetë të Will Smith, atë që ai ishte munduar të fshihte për 30 vite.

Ajo shpullë nxori fytyrën e vërtetë të tij, atë që ai u mundua të mbante të fshehur për 30 vite. Tregoi që është i njëjti maskara njëlloj si edhe ne.

Më tej komediani tha që shpreson që Smith të mos e fshehë më fytyrën e tij. Ndërkaq, për komedianin Chris Rock, rikthimi në Oscars 2023 nuk është një opsion. Komediani 57-vjeçar i tha së fundmi audiencës në shfaqjen komedi Phoenix se atij iu kërkua të merrte pjesë në eventin e vitit të ardhshëm por e refuzoi mundësinë. Ai i tha turmës se kthimi në Oscar do të ishte si rikthimi në skenën e një krimi.

Rock gjithashtu tha se atij iu ofrua dhe refuzoi, një reklamë të Super Bowl pas shuplakës. Duket se incidenti i Oscars vazhdon të komentohet edhe sot e kësaj dite edhe pse kanë kaluar muaj. I fundit që e ka përmendur sërish këtë ngjarje ka qenë komediani Dave Chappelle. Në skenën e Liverpool Chappelle mbajti një vlerësim thumbues të shuplakës së Oscars të dëgjuar në mbarë botën. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49386 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE