E krahasoi me Hitlerin, Putin i dërgon mesazh urimi mbretit Charles III!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E krahasoi me Hitlerin, Putin i dërgon mesazh urimi mbretit Charles III!

Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar sot urimet për ardhjen në fron të mbretit Charles III i cili u shpall zyrtarisht monark, edhe pse ky kishte bërë disa komente jo ‘shumë lavdëruese’ për rusin në të kaluarën.

Putin dergoi urimet për mbretin e ri edhe pse Charles III më parë e kishte përshkruar Putin si “të ngjashëm me Hitlerin”.

Në një deklaratë në rrjetin Twitter nga ambasada ruse në Londër, Putin citohej të thoshte: “Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për ngjitjen në fron. I uroj Madhërisë suaj sukses, shëndet dhe gjithë të mirat”.

Deklarata besohet se gjithsesi do të pritet me ftohtësi, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me Putin, dhe më shumë tani gjatë zhvillimit të luftës në Ukrainë.

Në fillim të këtij viti Charles ishte i vetmi anëtar i familjes mbretërore britanike që dënonte veprimet e Putin dhe pushtimin e tij, duke shprehur solidaritet me popullin e Ukrainës.

Ndërsa gjatë një debati në 2014 mbreti aktual e krahasonte Putinin me diktatorin nazist Hitler.

Charles III kishte bërë komentet gjatë vizitës në “Muzeumin e Emigracionit” në Halifax.

Putin, i cili nuk do të marrë jesë në funeralin e mbretëreshës, quante vdekjen e saj një “humbje e pariparueshme” dhe se zotëronte “dashurinë e respektin e qytetarëve” si dhe autoritet në skenën ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi se Putin nuk do të merrte pjesë në funeralin e monarkes, ndërsa shtoi se rusët kanë respekt për sundimin e saj 70 vjeçar dhe diturinë e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE