Feston sot ditëlindjen, Dj Geek merr urimin më të ëmbël nga partnerja e tij, Dafina Zeqiri!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Feston sot ditëlindjen, Dj Geek merr urimin më të ëmbël nga partnerja e tij, Dafina Zeqiri!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë. E postimet mes dyshes nuk mungojnë duke na treguar vazhdimisht se së bashku kanë një kimi perfekte. E jo vetëm ato romantike me dedikime plot dashuri për njëri-tjetrin, por herë pas here dhe disa shumë ‘funny’.

Ditën e sotme Dj Geek feston ditëlindjen e tij dhe sigurisht që urimi më i rëndësishëm ka qenë prej partneres së tij, Dafinës. Ajo ka vendosur që ta urojë partnerin e saj të zemrës duke postuar disa foto ku shihen më romantikë se kurrë duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin. Ajo shkroi:

Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime, Dj dhe shoku im më i ngushtë!

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktive këtë verë me koncerte të shumta, por ka patur dhe probleme shëndetësore dhe këtë gjë e ka shprehur gjithë kohës. Ditën e parë të “Sunny Hill Festival” kur artistja do të performonte, u shfaq me një maskë oksigjeni. Kjo shqetësoi fansat e bukuroshes dhe pse kjo e fundit nuk dha asnjë sqarim mbi problemin e saj shëndetësor.

Së fundmi, Dafina ka lajmëruar fansat përmes një postimi në “Twitter” se i duhet të bëjë një pushim nga koncertet e saj. Këngëtarja u shpreh se i duhet të kujdeset për shëndetin pasi trupi i saj nuk mundet të përballojë më lodhje dhe ka nevojë për pushim të menjëhershëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49324 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE