“Nëse do të vishja ngjyrën bezhë, askush s’do ta dinte kush jam”/ Mbretëresha Elizabeth la trashëgiminë e saj në modë

vovalbania September 10, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nëse do të vishja ngjyrën bezhë, askush s’do ta dinte kush jam”/ Mbretëresha Elizabeth la trashëgiminë e saj në modë

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 96-vjeçare. Monarkja, e cila zhyti në zi Britaninë e Madhe me vdekjen e saj, ka lënë gjurmët e saj.

Si në jetën publike ashtu edhe në veshjet e saj, Mbretëresha Elizabeth ka ndjekur me besnikëri dhe respekt rolin e saj si monarke.

Për këtë arsye në paraqitjet e saj ka preferuar linjat klasike dhe të pastra, duke mbetur gjithmonë elegante dhe me stil. Ajo duket se nuk i interesonte shumë moda, por padyshim që kishte lançuar stilin e saj, i cili nuk kaloi pa u vënë re.

“Nëse do të vishja ngjyrën bezhë, askush s'do ta

Mbretëresha Elizabeth ka veshur të gjitha ngjyrat e ylberit në daljet e saj publike, në 70 vite në krye të detyrës. Madje për këtë e ka një arsye!

Biografi i Pallatit Mbretëror, Robert Hardman, ka treguar se ajo vishej qëllimisht me ngjyra të ndezura që të binte në sy gjatë eventeve mbretërore.

Gjatësia nuk e favorizonte Mbretëreshën Elizabeth, ndaj ajo kishte zgjedhur ngjyrat që të tërhiqte vëmendje dhe të gjithë ta dallonin lehtë ku ndodhej.

“Nëse do të vishja ngjyrën bezhë, askush s'do taNë biografinë që i shkroi në vitin 2011, “Our Queen”, Hardman s’la pa përmendur këtë citim që i mbeti në mendje nga Mbretëresha: “Nëse do të vishja ngjyrën bezhë, askush s’do ta dinte kush jam”.

Ndërkohë Hazel Clark, profesoreshë e modës në shkollën Parsons, beson se zgjedhjet e veshjeve të Mbretëreshës zbuluan qartë stilin e saj personal.

“Unë do të preferoja t’i përshkruaja zgjedhjet e veshjeve të mbretëreshës si “jo modë “, por me një sens shumë të fortë stili, të cilin ajo e zhvilloi dhe e përsosi gjatë gjithë jetës së saj. Ndjenja e qëndrueshmërisë në pamjen e saj krijoi besim dhe jetëgjatësi”, tha Clark.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE