Protesta dhe “sharje” kundër monarkisë, arrestohet e reja në Skoci

vovalbania September 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta dhe “sharje” kundër monarkisë, arrestohet e reja në Skoci

Një vajzë është arrestuar në Angli, pasi ka protestuar gjatë Deklaratës së Aderimit në Edinburg, teksa bëheshin nderimet ndaj Mbretëreshës Elizabeth II.

“Një 22-vjeçare u arrestua jashtë Katedrales së Shën Giles, Edinburgh, të dielën më 11 shtator 2022 në lidhje me një shkelje të paqes”, ka bërë me dije policia skoceze.

Fotot e mëparshme treguan një grua që mbante një pankartë ku shkruhej “Ndal imperializmin. Shfuqizoni monarkinë.”

 

Një tjetër protestues u fotografua në ngjarje duke mbajtur një tabelë ku shkruhej “Republikë tani”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51096 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE