Mund të themi se u zbulua ‘sekreti’ për të bërë miq të rinj!

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mund të themi se u zbulua ‘sekreti’ për të bërë miq të rinj!

Ne gjatë gjithë kohës jemi duke krijuar miq të rinj, qoftë në punë, në shkollë, në një udhëtim jashtë vendit, etj. Por nëse keni hasur vështirësi për të bërë miq të rinj, së fundmi shkencëtarët e Harvardit sugjerojnë një teknikë të caktuar të bisedës e cila mund t’i përmirësojë shanset tuaja për të bërë miq të rinj.

Kur bisedojmë me të panjohurit dhe kur bëjmë një përpjekje të vetëdijshme për ta mbajtur dialogun të balancuar, ne zakonisht përfundojmë duke folur për veten më shumë sesa duke i bërë pyetje personit tjetër. Ne frikësohemi se e ofendojmë duke ndërhyrë ose fyejmë me pyetjen e gabuar dhe është shumë më e lehtë dhe më e sigurt që të flasim për veten tonë.

Mirëpo, autorja e studimit, Karen Huang dhe kolegët e saj, zbulojnë se duke bërë pyetje dhe duke vazhduar me pyetjet pasuese, ne vërtetojmë pikëpamjen e tjetrit dhe shprehim interesim ndaj tij. Hulumtimi tregon se kur u provua me pjesëmarrës të tjerë të studimit, individët që parashtruan më shumë pyetje u vlerësuan si më të pëlqyeshëm. David Ludden, autor i “The Psychology Of Language” tha se:

Ironikisht, ata të cilët iu drejtuan më shumë pyetje dinin më pak për partnerët e tyre, por gjithsesi i pëlqyen më shumë ata. Kështu që herën tjetër që jeni duke bashkëbiseduar me persona të rinj, për të cilët shpresoni që një ditë të jenë miqtë tuaj ose nëse doni të lini një përshtypje të parë të mirë merrni shembull nga ky studim dhe sigurohuni që jeni më të përfshirë në bisedë me partnerin tuaj të bisedës duke parashtruar më shumë pyetje.

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, mik, shef, koleg, partner apo i njohur që kemi, dikur ishte thjesht një i huaj. Dhe kur e takuam për herë të parë, nuk mund ta kishim idenë se do të krijonim marrëdhënien që ndajmë tani. Pra, nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ka një pyetje që, sipas hulumtimeve, mund të zbulojë shumë për ju.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE