Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj

Hetem Qerimaj, “Mjeshtri i Madh” i violinës, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

“Te nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranofte ne parajse”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.

Në një intervistë televizive tre vite më parë, ai tregonte se për të skena është jetë.

Violina e ka shoqëruar “Mjeshtrin e Madh” përgjatë gjithë jetës. Ai ka qenë aktiv deri vonë dhe në 85-vjetorin e tij mbajti një koncert të titulluar “Harku i Triumfit të Qerimajve” në Amfiteatrin e Liqenit, së bashku me breza të tjerë artistësh nga e njëjta familje.

Për 18 vite punoi si violinist pranë Filarmonisë Shqiptare (5 vjet) dhe në orkestrën e Teatrit të Operas (13 vjet te tjera).

Gjithë pjesën tjetër të veprimtarisë e kreu pranë Orkestrës së Ansamblit të Ushtrisë, pranë të cilit doli edhe në pension pas 34 vjet punë artistike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE