Financimet ruse për PD-në, Gazment Bardhi: Thashethem i vjetër!

vovalbania September 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Financimet ruse për PD-në, Gazment Bardhi: Thashethem i vjetër!

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi e quan “thashethem të vjetër” lajmin se “nën drejtimin e Bashës, PD mori financime ruse”. I pyetur për këtë çështje, gjatë një daljeje për mediat sot nga Kryesia e Kuvendit, për të bërë të ditur se grupi i PD-së do të dërgojë në Kushtetuese VKM-në për konfiskimin e kateve pa leje e të shtesave, Bardhi u shpreh:

Së pari unë njihem si Gazment Bardhi dhe mbaj përgjegjësi për emrin tim. Ai lajm nuk është i ri, ai është një lajm dhe thashethem i bërë prej kohësh që ka marrë një përgjigje nga Basha e s’kam një koment shtesë.

Nëse lexon artikullin, thotë që është “thashethem”.

Nuk them as se nuk e besoj Zërin e Amerikës, as e besoj. Nuk kishte asnjë dokument apo të dhënë shtesë të ndryshme. Në vitin 2017 nuk kam patur asnjë funksion në PD.

“Në 8 vitet e fundit, mbi 300 milion dollarë janë dhënë fshehurazi nga Rusia për parti politike e kandidatë në dhjetëra vende, përfshirë Shqipërinë e presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në botë”. Sipas një zyrtari të lartë amerikan që foli me median, “ky është përfundimi ku del një raport i komunitetit amerikan të zbulimit”, që analizoi financimet e Moskës në mbi 24 vende, në një përpjekje “për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milion dollarë Partisë Demokratike në vitin 2017, përmes kompanive fantazëm. Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e vendit tonë. Por 2017-ta, emri i Partisë Demokratike e shifra 500 mijë dollarë përkojnë me hetimet që në atë kohë u hapën në Shqipëri ndaj PD-së, bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners” raportonte se mori nga selia blu.

Në një artikull rreth pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngriti dyshime se pas një pjese të tyre, të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me seli në Skoci, qëndronin biznesmenë rusë. Kjo për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE