Suedi, Kryeministrja Andersson jep dorëheqjen përpara rezultatit të zgjedhjeve!

vovalbania September 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Suedi, Kryeministrja Andersson jep dorëheqjen përpara rezultatit të zgjedhjeve!

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson është dorëhequr përpara shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme. Vendimi i saj vjen pasi pritet që e djathta ekstreme të fitojë garën elektorale dhe demokratët suedezë do të bëhen pjesë e qeverisë për herë të parë.

Andersson tha se është e rëndësishme që Suedia të ketë një qeveri të re sa më shpejt të jetë e mundur. Udhëheqësi i Demokratëve nacionalistë të Suedisë, Jimmie Akesson, shpalli fitoren dhe u zotua se do të vënë interesin e Suedisë para gjithçkaje. Andersson, u bë kryeministrja e parë femër e vendit u tha gazetarëve në Stokholm se do të dorëzojë dorëheqjen herët të enjten.

Kreu i koalicionit të së djathtës, Ulf Kristersson do të bëhet Kryeministër i Suedisë nëse rezultatet konfirmohen.

“Tani do të filloj punën për formimin e një qeverie të re që mund t’i kryejë detyrat, një qeveri për të gjithë Suedinë dhe të gjithë qytetarët,” tha Kristersson.

Rezultati ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE