Pse u “kris” miqësia mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit? Moderatori i njohur flet rreth të vërtetës

vovalbania September 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse u “kris” miqësia mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit? Moderatori i njohur flet rreth të vërtetës

Krisja e miqësisë mes dy ish-banoreve të “Big Brother VIP, Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit, solli shumë reagime në publik dhe të gjithë duan të dijnë arsyen e vërtetë përse dy ish-mikeshat nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Në programin e “E Diell” gjatë një loje që organizohet me të ftuarin në studio, moderatori Ervin Kurti, përballë blogeres Dea Mishel, ju drejtua pyetja se çfarë ka ndodhur realisht mes dy ish-banoreve.

Moderatori zgjodhi të mos përgjigjej duke u shprehur se nuk e ka ai të drejtën të flas.

“Kjo është një telenovelë e nisur në “BBVIP” dhe që protagonistet kryesore e dijnë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë nuk ka ndodhur, çfarë është bërë miediatike dhe çfarë jo. Kështu që unë nuk jam i autorizuar të them asgjë nuk di asgjë më është fshirë memoria e kam ‘tabularasa’ “- u përgjigj moderatori.

Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë mes dyshes por rikujtojmë që javë më parë Einxhel ironizoi Beniadën teksa tha se ajo nuk i ka as numrin e telefonit. Ajo po ashtu e ka hequr edhe nga Instagrami.

“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë”.

Ndërsa modelja nga ana tjetër ka thënë: “Me Einxhelin nuk flasim dhe nuk e di përse. Aty brenda kam qenë vetvetja, jo me të gjithë banorët por me Einxhelin dhe Donaldin pata më shumë miqësi. Nuk e di arsyen nuk di as se çfarë të tregoj pasi jam super okej me të kam qenë një super shoqe e kam shumë xhan”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50271 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE