Incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, lihen në burg dy rusët dhe një ukrainas!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, lihen në burg dy rusët dhe një ukrainas!

Përfundoi seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Durrës për kërkesën e bërë nga rusët dhe ukrainasi për lehtësim mase pas incidentit që ndodhi në Gramsh.  Në fuqi u la vendimi i Gjykatës së Elbasanit, e cila më 24 gusht caktoi arrest në qeli për Mikhail Zorin, Fedir Alpatov e Zvetlana Timofeeva,

Pas seancës, Avokati i shtetasit Ukrainas, Saimir Vishaj tha se të tre të huajt duhet të ishin lënë të lirë, pasi nuk ka fakte për kriminalitet, ndërsa sipas tij, vetë Prokuroria e Elbasanit do e pushojë çështjen.

“Ishte një debat shumë i madh ndërmjet mbrojtjes dhe gjyqtarit. Përpara një vendimi ku nuk ka fakt kriminal. Te tre duhet të ishin të lirë sot, asnjë nga vendet e botës nuk është marrë me studentë që janë blogerë. Do i drejtohemi Gjykatës së lartë me rekurs, e vetmja e drejtë që na u dha sot pas një maratone 2 orë e gjysmë. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim, duke i konsideruar të pafajshëm përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë, askush nuk mund të thotë për spiunazh. Mendoj se do të jetë prokuroria e Elbasanit që do ta pushojë këtë çështje herët ose vonë. Prova nuk ka për fakte kriminale”, u shpreh avokati Vishaj.

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç  dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ndërkohë edhe gjatë 21 gushtit policia ka arrestuar katër turistë çekë në fabrikën e Poliçanit. Ata u arrestuan në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit. Ata po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan, ndërsa për tu futur kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin. Por, në fakt pisa e hetimeve për ta nuk është spiunazhi, pasi dyshohet se ishin thjesht turistë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE