Historia pas postimit më të fundit të Einxhel është kaq ‘funny’ dhe na tregon shumë për ‘sakrificat’ e Dagz!

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Historia pas postimit më të fundit të Einxhel është kaq ‘funny’ dhe na tregon shumë për ‘sakrificat’ e Dagz!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. 

E bukuroshja nuk ngurron që të ndajë me ne momente apo foto gjatë këtij rrugëtimi kaq të ëmbël në rrjete sociale. Ashtu si ka bërë dhe më parë ku ka postuar disa foto teksa shfaqet me rroba banjo buzë pishinës krahas ka treguar një histori shumë ‘funny’ lidhur me sakrificat e Dagz për… një postim në Instagram.

Historia pas kësaj fotoje: Para se të shkonim për të ngrënë duhet të ndërrohesha, por drita ishte shumë e mirë dhe bikinit ishin shumë të lezetshme dhe nuk mund ta humbja si mundësi për foto. Ndërkohë Dagz po vdiste për të ngrënë (unë gjithashtu). Por foto ka prioritet kur je në plazh. E bëri zemrën gur kur më pa të ulur te pishina gati për pozën… por kur pashë fotot e para u mërzita se nuk ishin si i doja dhe ai u nevrikos. Sigurisht që unë asnjëherë nuk jam e kënaqur me rezultatin. Dhe kjo është fytyra ime kur Dagz më tha nuk të bëj më kurrë foto. (Le të themi ‘e traumatizuar’ nga deklarata).  

Prej momentit që e pranuan publikisht faktin se do të bëhen prindër, Einxhel dhe Dagz nuk i ndalin postimet në rrjete sociale lidhur me fëmijën që do të vijë në jetë. Së fundmi prezantuesja na ka treguar në formë shakaje se si do të jetë bebi i tyre, teksa ka postuar foton e një fëmije që qëndron brenda në frigorifer duke na treguar kështu se vogëlushi do të jetë ‘me neps’ për ushqimin ashtu si prindërit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE