U rikthyen bashkë përsëri? Dyshime Loredanën dhe Mozzik, dyshja kapet “mat” në Zvicër (Foto)

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U rikthyen bashkë përsëri? Dyshime Loredanën dhe Mozzik, dyshja kapet “mat” në Zvicër (Foto)

Loredana dhe Mozzik përsëri bashkë? Është një pyetje që bëhet shpesh nga ndjekësit e tyre mes ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta të dyshes.

Dhe e njëjta pyetje po qarkullon sërish në mediat sociale pasi dy reperët janë shfaqur të dy në Zvicër. Megjithatë, përgjigja këtë herë ka gjasa të jetë ‘Jo”.

Mozzik ndodhet në Zyrih bashkë me të vëllanë, Getinjo, i cili ka publikuar po ashtu foto me atë dhe miq të tjerë duke lënë të kuptohet se janë bahskë dhe për punë.

Ndërkohë, ditën e sotme edhe Loredana ka publikuar disa foto nga kryeqyteti sviceran ku shihet bashkë me vajzën e tyre, Hanën.

Kjo vjen pak pasi reperja riktheu të gjitha postimet e përbashkëta me Mozzik, në Instagram. Reperja ka rikthyer në profilin e saj të gjitha fotot që ka pasur me Mozzik, dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj. Loredana ka rikthyer postimin ku bënte me dije se është ndarë nga Mozzik. Gjithashtu ajo ka risjellë edhe foto të tjera ku dyshja shihen të përqafuar, lajmërojnë projekte muzikore apo albumin e ri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64425 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE