Shakira vendos të flasë! Ylli kolumbian rrëfen gjithçka për ndarjen nga Gerard Pique!

vovalbania September 22, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shakira vendos të flasë! Ylli kolumbian rrëfen gjithçka për ndarjen nga Gerard Pique!

Ylli i muzikës pop Shakira po përgatitet për albumin e saj të parë pas pesë vjetësh, mes situatave tejet delikate që po ndodhin në jetën e saj duke nisur që nga akuzat për mashtrim tatimor nga qeveria spanjolle deri te mbyllja e marrëdhënies 12-vjeçare me futbollistin Gerard Pique. Në një intervistë për “Elle” të muajit tetor artistja kolumbiane rrëfeu se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas këtyre ndodhive aspak pozitive.

Është e vështirë të flasësh për këtë, sepse ende nuk ka kaluar, sepse jam në sy të publikut, por edhe sepse ndarja jonë nuk është një ndarje e rregullt. Ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë. Është vërtet e vështirë që të flas, veçanërisht pasi kjo është hera e parë që e trajtoj këtë çështje në një intervistë. Kam heshtur dhe thjesht jam përpjekur të përpunoj gjithçka. 

Këngëtarja tha ndër të tjera se kjo situatë ka qenë veçanërisht e vështirë për familjen e saj:

Unë jam përpjekur ta fsheh situatën para fëmijëve të mi. Mundohem ta bëj dhe t’i mbroj ata, sepse ky është misioni im i parë në jetë. Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose hasin disa lajme të pakëndshme në internet dhe kjo thjesht i lëndon ata.

Pyetjes së si e kuptoi që lidhja kishte marrë fund, Shakira nuk preferoi t’i përgjigjet, por theksoi:

Mendoj se ato detaje janë shumë private për t’i ndarë, të paktën në këtë moment. I kujtoj vetes se duhet të bëhem shembull për fëmijët e mi, që unë duhet të jem ajo që ata duan, ajo që dua që ata të bëhen. Dua të jem aty, gjithashtu, për të gjithë njerëzit që më kanë treguar dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Kjo është forca ime më e madhe. Ky është motori im më i fuqishëm për momentin. Sa herë që jeta të vë në provë, mendoj se gjithmonë gjen një dorë ndihme që mund ta kapësh ndërsa qan. Unë mendoj se edhe kur ndiheni sikur po bini në një humnerë që nuk ka fund, ka gjithmonë një rrjetë të caktuar sigurie në fund dhe kjo rrjetë sigurie është formuar nga familja dhe miqtë.

Rikujtojmë se ndërsa lidhja e Shakiras me Pique ka arritur deri në pikën e fundit, futbollisti nuk është aspak i kënaqur me kushtet e divorcit. Qendërmbrojtësi i Barcelonës thuhet se u ngrit në këmbë dhe u largua nga takimi ku diskutuan për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Pas shumë javësh negociatash dhe takimesh, lojtari katalanas kishte shpresuar që t’i jepte fund kësaj telenovele.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE