Prezantuesit e TAR në një ‘dyluftim titanësh’! Elona Duro dhe Salsano Rrapi gati për të shkëlqyer në “Dancing with the Stars”…

vovalbania September 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prezantuesit e TAR në një ‘dyluftim titanësh’! Elona Duro dhe Salsano Rrapi gati për të shkëlqyer në “Dancing with the Stars”…

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Fitoren kanë si synim dhe dy çiftet e zbuluara ditën e sotme, ku bëhet fjalë për gazetaren dhe prezantuesen Elona Duro dhe aktorin dhe prezantuesin Salsano Rrapi. Dhe çfarë i bashkon ata të dy veç dëshirës për të treguar talentin e tyre në kërcim?!
Elona dhe Salsano janë pjesë e Top Albania Radio-s prej vitesh tashmë. Ai prezanton “Ndryshe” çdo të martë nga ora 18:00 deri në orën 20:00 dhe ajo “Pardon My French” ditën e mërkurë në po të njejtën orë.

Ndërsa Elona do të kërcejë me Anxhelon, talentin që shkëlqen prej vitesh në Teatrin e Operas dhe Baletit, partnerja e Salsanos në DWTS është Lori Bala, soliste e Teatrit të Operas dhe Baletit, shpallur si balerina e vitit nga çmimet “Kult” dhe balerina fituese e një edicioni të #DWTS.

Ju me siguri i njihni dhe i pëlqeni këta dy konkurretë të “Dancing with the Stars”, por për kë bëjnë tifo fansat e TAR, për Elonën apo Salsanon?!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48561 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE