Verdho: Rritja e çmimit mbi fashën 800 kWh, për të disiplinuar konsumatorët të kursejnë energjinë

vovalbania September 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Verdho: Rritja e çmimit mbi fashën 800 kWh, për të disiplinuar konsumatorët të kursejnë energjinë

Drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) Ergys Verdho bën të ditur se rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë mbi fashën 800 kilovat erdhi si nevojë e disiplinimit të të gjithë konsumatorëve për të kursyer energji.

“Kjo rritje “çmimi” bëhet për të disiplinuar atë fashë të cilët e shpërdorojnë energjinë. 800 kilovat janë të nevojshme për një familje. Mbi 800 kilovat quhet shpërdorim. Shpërdorimi i një sasie energjie që blihet me 10-fishin e asaj që subvencionon shteti është për t’u vlerësuar. Erdhi koha që të gjitha shtetet të bënin fushata për kursim dhe kjo është pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për të gjithë ata që e shpërdorojnë energjinë”, tha Verdho gjatë një interviste në medie.

Verdho u shpreh se 96% e abonentëve harxhojnë brenda fashës 800 dhe vetëm 4% harxhojnë mbi këtë normë.

Por sipas tij, 4 % e abonentëve që harxhojnë mbi 800 kilovat në muaj, përbëjnë edhe 19 % të totalit të energjisë së harxhuar nga abonentët familjarë.

“Nëse ne ulim me 1 % energjinë e shpenzuar në një vit, do të kursejmë 3.4 miliardë lekë“, tha ai.

Kreu i KESH-it, bëri të ditur se aktualisht po importohet një sasi prej 4200 megavat, sasi kjo që do të mundësojë ruajtjen e rezervës energjetike që u përfitua nga reshjet e një jave më parë.

Verdho shpjegoi edhe pse bëhen kontrata javore dhe jo afatgjata.

“Ne bëjmë kontrata javore. Në shkurtin e vitit të kaluar kontraktuam blerje afatgjatë dhe na rezultoi se me blerjen afatgjatë binte më shtrenjtë. U rrit risku financiar. Që të kontraktosh me muaj, duhet të kesh garanci bankare mbi 500 milionë euro”, deklaroi Verdho.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE