Takimi Begaj-Kim, ambasadorja amerikane vlerëson rolin e Presidencës!

vovalbania September 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Takimi Begaj-Kim, ambasadorja amerikane vlerëson rolin e Presidencës!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagoi pas takimit të mbajtur sot në Presidencë me kreun e shtetit, Bajram Begajn. Diplomatja e Uashingtonit thekson se “roli i Presidencës është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”. Në një mesazh në Twitter, shkruan:

Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me Kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Thank you President ⁦@BajramBegajAL⁩ for today’s discussion of key issues in 🇺🇸 🇦🇱 relations. The institutional role of the Presidency, in accordance with the constitution, is essential for Albania’s democracy and national security. https://t.co/n7OUBcsQ1u

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 29, 2022

Më herët, kreu i shtetit bëri të ditura detaje të takimit në Presidencë:

Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.

Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri,…

Posted by Bajram Begaj on Thursday, September 29, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50501 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE