Uragani Ian në Florida, dy milion persona pa energji!

vovalbania September 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Uragani Ian në Florida, dy milion persona pa energji!

Uragani Ian ka lënë pa energji elektrike më shumë se dy milion konsumatorë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkak është dëmtimi i linjave elektrike, nga stuhitë dhe erërat e forta me shpejtësi deri në 241 km në orë. Ian, uragani që arriti pikun ditë më parë, në kategorinë e katërt, gradualisht është duke humbur forcën e tani po vlerësohet se ka rënë në kategorinë e parë.

Floridan e përshkoi një natë më parë dhe Ian konsiderohet si një prej uraganeve më të fuqishëm që kanë goditur tokën amerikane në vitet e fundit. Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, paralajmëroi njerëzit që të përgatiten për disa ditë të rënda sa i përket pasojave të motit. Patrulla kufitare e Shteteve të Bashkuara është në kërkim të 23 emigrantëve të zhdukur, pasi varka e tyre u fundos gjatë stuhisë.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA-ve, e njohur si FEMA, ka organizuar ekipe kërkim-shpëtimi nga toka, ajri dhe deti në Miami për të ndihmuar në momentin që godet uragani.

Në Kubë, rreth një milion persona mbetën pa energji elektrike, pasi uragani Ian goditi pjesën perëndimore të ishullit. Siç bënë të ditur autoritetet, njëri prej termocentraleve kryesorë doli jashtë funksioni. Dy persona ndërruan jetë e disa ndërtesa u shkatërruan. Uragani Ian, i kategorisë së tretë, u shoqërua me erëra që arritën shpejtësinë deri në 205 kilometra në orë.

Në Kubë, uragani Ian preku tokën në provincën Pinar del Rio, ku ishin ngritur 55 vendstrehime dhe u evakuan 50 mijë persona. Aty u dërgua edhe personeli i emergjencave për të mbrojtur rajonin më të njohur të këtij vendi për prodhimin e duhanit.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se Kuba pati pasoja “domethënëse nga erërat e stuhia”. Presidenti Miguel Diaz Canel, vizitoi provincat e prekura dhe u zotua që shteti të ndihmojë qytetarët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64423 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE