Rivalitet me Fjoralba Ponarin? Xhemi Shehu e tha fjalën e saj dhe foli me emra: Kush më bindi të rikthehem pas dy vitesh në ekran

vovalbania October 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rivalitet me Fjoralba Ponarin? Xhemi Shehu e tha fjalën e saj dhe foli me emra: Kush më bindi të rikthehem pas dy vitesh në ekran

Moderatorja Xhemi Shehu u rikthye mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Portokalli”, pas dy vitesh mungesë. Së fundmi moderatorja ka folur për rikthimin e saj në ekran, konkretish në emisionin e humorit, rikthimin në të cilin e konsideron si “histori dashurie.”

“Rikthimi im në “Portokalli” është si taman një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prapë se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja këtë rikthimin.

Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një format i shkurtër. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë duke qenë se edhe me kolegët kam pasur kontakte. Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim.”– u shpreh Xhemi në “Wake Up”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49453 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE