Shuhet në moshën 90-vjeçare ikona e muzikës ‘country’, Loretta Lynn!

vovalbania October 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 90-vjeçare ikona e muzikës ‘country’, Loretta Lynn!

Fatkeqësisht së fundmi ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ikona e muzikës ‘country’, Loretta Lynn. Këngëtarja ka mbyllur sytë përgjithmonë në shtëpinë e saj në Hurricane Mills të Tennessee. Vajza e një minatori të qymyrit nga Kentucky, këngët e sinqerta për jetën dhe dashurinë si një grua në Appalachia e nxorën atë nga varfëria dhe e bënë një shtyllë të muzikës ‘country’.

Në një deklaratë të dhënë për ‘Associated Press’, familja e Lynn tha se ajo ndërroi paqësisht paqësisht mëngjesin e 4 tetorit 2022.

Nëna jonë e çmuar, Loretta Lynn, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes, më 4 tetor, në gjumë në shtëpi në fermën e saj të dashur në Hurricane Mills.

Rikujtojmë, se Lynn ishte nënë e katër fëmijëve përpara se ta fillonte karrierën në fillim të viteve të 60-ta dhe këngët e saj pasqyronin krenarinë e saj për prejardhjen rurale në Kentucky. Ajo e filloi karrierën e saj në fillim të viteve 1960. Lynn gjithashtu theu barrierat duke u bërë gruaja e parë që u shpall artistja e vitit në dy shfaqjet kryesore të çmimeve të zhanrit, fillimisht nga Shoqata e Muzikës Country në 1972 dhe më pas nga Akademia e Muzikës Country tre vjet më vonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE