Shtohen në nivel rekord kreditë në euro, rritja e interesave mund të frenojë interesin

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtohen në nivel rekord kreditë në euro, rritja e interesave mund të frenojë interesin

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë po i marrin në euro kreditë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun e muajve janar-shtator bankat dhanë 661 milionë euro hua në monedhën europiane, niveli më i lartë në të paktën 5 vitet e fundit.

Ekspertë nga tregu i mikrofinancës shpjegojnë se kjo ndodh pasi besimi dhe leverdia te monedha e “unionit” është e lartë se te leku.

Por, rritja e vijueshme e normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane, e cila përkthehet në shtrenjtim të kësteve të kredisë mund të ulë interesin ndaj monedhës zyrtare të “unionit”.

Po sa më shumë do të paguajnë për këstet ata që aktualisht kanë për të paguar, apo planifikojnë të marrin një kredi.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane “sakrifica” duke rritur normën bazë të interesit me qëllim të zbutjes së inflacionit do të vijojë me vendimmarrje të tjera nga institucione që harkon politikën monetare në vendet e unionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48787 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE