Sondazhi i TAR/ A janë shqiptarët dakord me rritjen e pagave të pedagogëve?

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/ A janë shqiptarët dakord me rritjen e pagave të pedagogëve?

Këshilli i Ministrave vendosi më datë 5 tetor rritjen e pagave për pedagogët e të gjitha universitete publike në vend deri në 15%, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga vetë universitetet në varësi të të ardhurave të tyre.

Por, sa dakord janë shqiptarët me këtë rritje të pagave për pedagogët? Në një sondazh të bërë nga TAR, votuesit janë të ndarë në dy pjesë, 67% e tyre janë dakord ndërsa 33% e tyre nuk mendojnë kështu.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi deklaroi se “deri në 7% i paguan buxheti i shtetit pastaj janë vetë universitetet me senatet akademike dhe bordet e administrimit që mund të miratojnë rrije përtej këtij niveli minimal dhe këtë rritje do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49421 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE