Zgjedhjet vendore, Berisha takim me kryetarët e partive të vogla!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet vendore, Berisha takim me kryetarët e partive të vogla!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në orën 17:00, do të zhvillojë takim me kryetarët e partive të vogla.

Burime bëjnë me dije se Berisha do të takohet me Kryetarin e Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, Kryetarin e Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi si dhe Kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka.

Po ashtu në takim do të jetë dhe Sali Shehu i Frymës së Re Demokratike.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në selinë blu.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, kryetarët e partive jo parlamentare. Teksa po futej në seli, Berisha u pyet për negociatat që do të zhvillohen me grupin e Enklejd Alibeajt. Berisha tha se nuk kanë kushte, por është i hapur për bisedime. Teksa theksoi se nuk do të pranojë as nga pala tjetër kushte, si edhe s’do të heqë dorë nga primaret.

“As kam kushte, as marr kushte. Mirëpres këdo që dëshiron të kandidojë të propozojë të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret. Janë kushtet e ekzistencës  së kësaj force. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqem nga primaret. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret”, tha Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE