Biden: Putin i bëri keq llogaritë e pushtimit të Ukrainës!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden: Putin i bëri keq llogaritë e pushtimit të Ukrainës!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i tha CNN-it se “presidenti rus, Vladimir Putin i vlerësoi gabimisht kapacitetet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën”. Por, Biden nuk beson se Moska do të përdorë armë taktike bërthamore kundër fqinjit, pavarësisht kërcënimeve të maskuara ruse për përdorimin e mundshëm të arsenalit atomik.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto deklarata teksa presidenti Volodymyr Zelensky i kërkoi Perëndimit dërgimin e shpejtë sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, që Ukraina të mbrohet nga sulmet ajrore. Në dy ditët e para të javës, qytetet ukrainase ishin shënjestra të sulmeve vdekjeprurëse ruse, që goditën infrastrukturën civile dhe energjetike të Ukrainës.

Nëse e dëgjoni fjalimin që mbajti pas vendimit që mori për pushtimin e Ukrainës, ai foli për të gjithë idenë se duhej të ishte lider i Rusisë që bashkon të gjithë rusisht-folësit. Mendoj se kjo nuk është racionale.

Në javët e fundit, Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme katër rajone ukrainase, pjesërisht të pushtuara. Kjo pasi mbajti referendume që u cilësuan “të rreme”. Po ashtu, Rusia mobilizoi qindra mijëra rusë dhe aludoi se mund të përdorë armë bërthamore, duke alarmuar Perëndimin.

Sulmet e fundit ruse më 10 dhe 11 tetor erdhën pasi në fundjavë, Ura e Krimesë u godit nga një shpërthim. Qëllimet e Putinit dhe gjendja e tij mendore kanë qenë subjekt i debatit, pasi ushtria ruse pësoi humbje të mëdha ushtarake në Ukrainë. Por, Biden nënvizoi se Putin është “racional” pavarësisht gabimeve të bëra.

Mendoj se Putin është aktor racional, i cili ka bërë një keqllogaritje të madhe.

Dje Zelensky bisedoi me liderët e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, duke u kërkuar që të vendosin çmim tavan për eksportet e naftës e gazit rus.

Rusia duhet të izolohet plotësisht dhe të ndëshkohet. Të ndëshkohet edhe në aspektin politik e përmes sanksioneve.

Lideri ukrainas kërkoi edhe që Perëndimi të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke i dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore, ndërsa vendi i tij po përballet me pushtimin rus që nisi më 24 shkurt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48719 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE