Kryeministri Rama në Berlin: Asnjë vend të mos lihet pas në sfidat e përbashkëta!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Rama në Berlin: Asnjë vend të mos lihet pas në sfidat e përbashkëta!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Komuniteti Politik Europian duhet të funksionojë në mënyrë të tillë, që kur vjen fjala për sfida të jashtëzakonshme të përbashkëta, askush të mos lihet pas. Në fjalën e tij në panelin e Kongresit të Socialistëve dhe Demokratëve në Berlin, shefi i qeverisë u shpreh:

Po mendoja se cili do të ishte një kontribut i vlefshëm në këtë Kongres, ndërsa vij nga një vend që nuk është në Bashkimin Europian, BE, por është në E, në Europë dhe duke qenë pjesë e kësaj hapësire, në zemër të Europës, në zemër të Bashkimit Europian, por jashtë BE-së, që është Ballkani Perëndimor.

Mendova se nuk do ishte ide e keqe nëse do të përpiqesha të përcillja mesazhin për atë çka nisi pak ditë më parë apo disa javë më parë në Pragë, në përpjekjen për ta bashkuar Europën përtej kufijve të Bashkimit Europian dhe për të përfshirë vende që në një mënyrë ose në një tjetër janë të lidhur, jo thjesht me fatin e Europës, por gjithashtu me mënyrën si ecën përpara BE.

Ende mbetet një pikëpyetje e madhe. Po, ky komunitet është i nevojshëm, e kemi parë, sidomos në këto kohë që po bëhen gjithmonë e më tepër të përbashkëta, duke sjellë gjithmonë sfida të përbashkëta, por mënyra sesi ky komunitet do të funksionojë, në mënyrë të tillë që në përfundim, të gjithë të shohin rezultate.

Si ky komunitet mund të funksionojë në mënyrë të tillë, që kur vjen fjala për sfida të jashtëzakonshme të përbashkëta, askush të mos lihet pas dhe kontributi i askujt ndaj qëndrimit të përbashkët europian të mos merret i mirëqenë?

Ne kemi  një eksperiencë të tmerrshme me Bashkimin Europian, kur shpërtheu pandemia e kur BE u mblodh me nxitim e nën trysninë e një angështie shumë të madhe për të nisur vaksinimin dhe në raundin e parë të vaksinimit, ne u harruam krejtësisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48564 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE