Programi që nxjerr “zbuluar” motrat Kardashian-Jenner, si do të dukeshin ato pa operacione plastike!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Programi që nxjerr “zbuluar” motrat Kardashian-Jenner, si do të dukeshin ato pa operacione plastike!

Një program që përdor inteligjencën artificiale tregon se si do të dukej familja Kardashian-Jenner pa operacione plastike. Në një video që është bërë virale në TikTok, imazhet e Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kris Jenner, Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian zbulojnë se si do të dukeshin sot nëse nuk do të kishin bërë lifting apo ndërhyrje të tjera.

Klipi është krijuar nga transmetuesi australian Vandahood Live. Në video shfaqen imazhe të vërteta të anëtarëve të familjes Kardashian-Jenner, krahas versionit të tyre të montuar. Edhe pse dallimet janë të dukshme tek të gjitha motrat Kardashian, përfshirë edhe nënën e tyre, më i dukshëm është ndryshimi që kaloi Kylie Jenner pasi kishte mbushur buzët.

“Ne përdorëm tre programe të ndryshme të inteligjencës artificiale dhe dy programe të ndryshme standarde grafike dhe na u desh një javë e tërë për të bërë këtë video. Na u desh të kishim një qasje të ndryshme për secilin anëtar të familjes, sepse secili prej tyre ka pësuar një sërë ndryshimesh ndër vite,”-thanë krijuesit e videos virale.

@vandahoodlive

Which Kardashian or Jenner do you think had the biggest transformation? @Rugged snake #kardashians #kyliejenner #plasticsurgery #vandahoodlive #ai

♬ original sound – VandahoodLive

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE