Zgjedhjet vendore, Meta: Tirana, sheshbeteja kryesore!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet vendore, Meta: Tirana, sheshbeteja kryesore!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu premton të rinjve, gjysmën e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që do të dalë nga zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Në takimin e sotëm, Meta u shpreh se Tirana është bashkia kryesore që opozita do të synojë të fitojë.

Tirana do jetë sheshbeteja kryesore. Sepse nëse nuk fillon ndryshimi nga Tirana, nga do të fillojë? Nuk dua të nënvlerësoj rajonet e tjera të Shqipërisë. Ka bashki në Shqipëri me më shumë mësues se nxënës dhe i mbajnë thjesht për vende pune ose u vjen keq t’i heqin nga puna. Të rinjtë do të kenë zërin e tyre të fuqishëm në këshillat bashkiakë. Të paktën gjysma e kandidatëve të këshillave bashkiakë të Tiranës do të jenë përfaqësues të të rinjve e të rejave.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës.

Jemi në prag të Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, që do të zhvillohet më 29 tetor e do të miratojë programin themelor, statutin e saj, do të përcaktojë qëndrimet strategjike, angazhimin për referendumin si rruga e vetme për t’i kthyer fuqinë qytetarëve e për të garantuar llogaridhënien e rrëzuar përtokë në këtë vend e këtë shtet dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë të fortëve e oligarkëve e për t’ia kthyer të rinjve.

Një ditë më parë, Meta tha se nuk do të nxjerrin kandidatë pa u rakorduar me Partinë Demokratike.

Berisha duhet të nxjerrë sa më parë kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin për zgjedhjet vendore. Ne nuk do të nxjerrim asnjë kandidat pa u rakorduar me Partinë Demokratike dhe nuk kemi asnjë kusht. Ne do të mobilizojmë çdo qytetar shqiptar kundër Rilindjes. Do të mbështesim çdo kandidat të Partisë Demokratike sido që ta zgjedhin ata.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE