Berisha, thirrje studentëve e pedagogëve: Mbështesni fuqishëm grevën

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha, thirrje studentëve e pedagogëve: Mbështesni fuqishëm grevën

Kryetari i Partisë Demokratike mbështeti vendimin e sindikatës së pedagogëve për të përshkallëzuar protestën pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk do të ketë rritje të pagës për ta përtej nivelit 15% të lajmëruar më parë.

“U bëj thirrje studentëve, pedagogëve, të mbështesin fuqishëm grevën. Çfarë po kërkojnë? Rroga sa kolegët e tyre në Kosovë. A ka kërkesë më minimale se kjo? Studentët po kërkojnë 100 euro… Tirana futet tani në 3 vendet me qiratë më të larta në Europë, pas Mynihut dhe Parisit”, tha Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, ku u hap garat për primaret, nga ku do të dalin kandidatët e PD për kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Berisha tha se vendi ndodhet sot në një situatë kritike, “situatë e cila kërkon një angazhim të fuqishëm, në procesin e primareve, por kërkon një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijëra zemrave dhe mendjeve të revoltuara të qytetarëve shqiptarë për organizmin e protestave të fuqishme në mbarë vendin”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE