Moti për ditën e sotme, temperaturat rriten lehtë në mesditë

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti për ditën e sotme, temperaturat rriten lehtë në mesditë

Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit, ku në orët e para të mengjesit dhe deri në mesditë do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Ndërsa në orët vijuese, sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht edhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të vijojë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave gjatë paradites, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Ndërsa pas mesdite vranësirat e lehta do të jenë prezente në të gjithë vendin, por pa reshje.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditësh territori i Maqedonisë së Veriut është në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në orët e para të ditës kryesisht kthjellime. Por në vijim parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Rajoni dhe Europa

Jugu i kontinentit mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Europa Qendrore dhe Veriore do të vijojnë të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në dominimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut do të jetë Lindja e kontinentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE