Ndërroi jetë në skenë teksa ishte duke performuar, reagon bashkëshortja e këngëtarit Michael Benjamin!

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërroi jetë në skenë teksa ishte duke performuar, reagon bashkëshortja e këngëtarit Michael Benjamin!

Këngëtari Michael Benjamin, i njohur me emrin e artit Mikaben, fatkeqësisht humbi jetën gjatë performancës së tij në një koncert në ‘Accor Arena’, në Paris. Sipas raportimeve, mësohet se 41-vjeçari ndërroi jetë në vend, pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha. Dyshohet se shkak është bërë një sulm në zemër.

Së fundmi bashkëshortja e tij Vanessa, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, ndau një postim prekës në rrjetin e saj social në Instagram duke falënderuar njerëzit për lutjet, por kërkoi privatësi për këtë moment të vështirë.

Faleminderit për lutjet tuaja. Ju lutem mos më telefononi. Nuk jam në gjendje të flas. Kam humbur gjysmën tjetër time dhe nuk jam në gjendje të them asnjë fjalë.

Mikaben ishte i ftuar nga grupi ‘Carimi’, i krijuar në vitet 2000, me rastin e një koncerti në Francë. Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, ai u rrëzua papritur teksa po largohej me shpejtësi nga skena. Pas ngjarjes, koncerti u ndërpre. I lindur në Port-au-Prince, në vitin 1981, djali i këngëtarit Lionel Benjamin, Mikaben, ishte këngëtar, kompozitor dhe producent.

Ai kishte realizuar disa pjesë të suksesshme me grupin ‘Carimi’, si ‘Baby I Missed You’ etj. Të famshmit dhe fansat kanë shprehur tronditjen e tyre përmes videove të momenteve të fundit të Benjamin në skenë, teksa kanë dërguar ngushëllime dhe kanë treguar sesi muzika e Mikaben ndikoi në jetën e tyre dhe përfaqësoi kulturën Haitiane në skenën globale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50591 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE