Sukses pas suksesi, këngëtari skocez Lewis Capaldi zbulon se do të publikojë një album të ri dhe jo vetëm!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sukses pas suksesi, këngëtari skocez Lewis Capaldi zbulon se do të publikojë një album të ri dhe jo vetëm!

Lewis Capaldi njoftoi së fundmi së do të publikojë një album të ri dhe do të niset për një turne evropian pas suksesit të tij të fundit në top-listat e Mbretërisë së Bashkuar. Këngëtari skocez zbuloi në Twitter se do të mbajë një turne dhe do të publikojë një albumi të ri, “Broken By Desire To Be Heavenly Sent”, më 19 maj të vitit të ardhshëm.

Ylli, i cili kishte albumin më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019 dhe 2020, zbuloi se:

Unë nuk dua të krijoj një tingull të ri për veten time, ose të rishpik veten. Këngët që dua të shkruaj janë këngë emocionale, për dashurinë apo humbjen. Unë jam gati dhe këngët po ashtu.

Lewis regjistroi albumin e tij të ri nga komoditeti i shtëpisë së tij dhe ishte i rrethuar nga njerëz që më parë kanë punuar në albumin e tij të parë.

Ndihesha sikur po tingëlloja më mirë sepse isha i qetë në shtëpinë time. Gjithashtu, shumë nga ky album u bënë nga të njëjtët njerëz me të cilët kam punuar në të parin: TMS, Phil Plested, Nick Atkinson dhe Edd Holloway. Të paktën një prej tyre është pothuajse në çdo këngë.

Këngëtari i “Someone You Loved” do të ngjitet në skenë në një numër qytetesh në Mbretërinë e Bashkuar duke filluar në Leeds në janar. Ylli i muzikës do të udhëtojë nëpër Evropë dhe do të përfundojë shfaqjet e tij në Gjermani në mars 2023. Biletat e para dalin në shitje më 26 tetor. Rikujtojmë se Capaldi ka zbuluar së fundmi se është diagnostikuar me sindromën Tourette dhe po mëson se si të jetojë me dridhjet dhe gjendjen e shkaktuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE