Video e Robert Lewandowskit dhe Gavit shoqëruar me këngë shqip, virale në rrjet!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Video e Robert Lewandowskit dhe Gavit shoqëruar me këngë shqip, virale në rrjet!

Ceremonia e “Topit të Artë” u mbajt ditën e hënë dhe disa prej emrave më të suksesshëm të futbollit u shpërblyen për një vit produktiv me Karim Benzeman që rrëmbeu çmimin kryesor. Në mesin e tyre ishin edhe dy prej yjeve të Barcelonës, Robert Lewandowski i cili fitoi çmimin për sulmuesin më të mirë dhe Gavi që u emërua si lojtari më i mirë i ri.

Të lumtur për këtë fakt janë ndjerë edhe ekipi i tyre aktual Barcelona dhe këtë e kanë dëshmuar edhe përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në TikTok. Ata kanë postuar një video të dyshes fituese gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ku shihen përkrah njëri-tjetrit. “Shumë talent në mes të këtyre të dyve”, shkruhet në mbishkrimin e videos.

Por ajo që ka marrë vëmendjen e fansave shqiptarë është muzika që klubi spanjoll e ka shoqëruar videon e që është një këngë shqip. Muzika shoqëruese e videos nga postimi i faqes së Barcelonës në TikTok është ‘remixi’ i këngës “Habibi” nga artistët DJ Gimi-O, Dardan dhe Ricky Rich. Theksojmë që ky ‘remix’ është prej kohësh ndër muzikat më virale në rrjetin social TikTok.

@fcbarcelona

✨ so much talent between the two #fcbarcelona #barça #barçaontiktok #football #gavi #lewandowski #ballondor #tiktokdeportes

♬ Habibi Albanian Remix – ⠀ ⠀ ⠀

Rikujtojmë, se Karim Benzema ka fituar Topin e Artë për vitin 2022, të organizuar nga France Football. Benzema mposhti konkurrencën nga Sadio Mane, Kevin de Bruyne dhe Robert Lewandowski, për të fituar çmimin më të madh individual. Sulmuesi francez ka thënë se ai nuk ka ndaluar asnjëherë së punuari për këtë moment, teksa ka falënderuar lojtarët e tjerë të skuadrës për këtë arritje.

Ajo që ra gjithashtu në sy ishte se futbollisti francez, Karim Benzema, ka arritur në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris, ku u zhvillua ceremonia e ndarjes së Topit të Artë i veshur me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, të kombinuar me një jakë të zezë në qafë dhe me syze. Menjëherë në rrjetet sociale janë bërë krahasimet e kësaj paraqitjeje me atë të Tupac Shakur në një nga daljet e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE