Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Kosova nuk ndryshon qëndrim!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Kosova nuk ndryshon qëndrim!

Qeveria e Kosovës është përgjigjur në lidhje me draftin  e statutit gjerman për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ata kanë të njëjtin qëndrim dhe theksuan se kjo gjë bie ndesh me kushtetutën e republikës së tyre.

“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë”.

Qeveria deklaroi se këto komunitete kanë nevojë për integrim dhe jo izolim, duke shtuar se kanë ligje të cilat i respektojnë.

“Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48574 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE