Parfumi ‘Burnt Hair’ i Elon Musk shitet në kohë rekord, shuma e majme që ka fituar miliarderi i teknologjisë!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parfumi ‘Burnt Hair’ i Elon Musk shitet në kohë rekord, shuma e majme që ka fituar miliarderi i teknologjisë!

Elon Musk, themeluesi i SpaceX, Tesla dhe ‘Boring Company’ së fundmi nxorri në treg parfumin “Burnt Hair” një aromë e re në shishe e disponueshme përmes faqes së internetit të Boring Company. Musk njoftoi disponueshmërinë e parfumit në një postim në Twitter duke e quajtur atë “aroma më e mirë në Tokë”.

Musk njoftoi në Twitter se ky artikull është shitur i gjithi në një kohë rekord. Kështu, ai ka gjeneruar të ardhura prej të paktën tre milionë dollarë brenda gjashtë ditësh. Edhe pse kjo shumë duket e parëndësishme në krahasim me pasurinë e Musk, e cila arrin në 208 miliardë dollarë ajo megjithatë pasqyron fuqinë shitëse të pasanikut.

28,700 bottles of exquisite Burnt Hair perfume already sold!

Only 1,300 left of this unique, limited edition, collector’s item. https://t.co/Gh2Zg7B5qX

— Elon Musk (@elonmusk) October 19, 2022

Disa citate sugjerojnë se parfumi ka erë si të përkuleni mbi një qiri në tryezën e darkës dhe se do t’ju ndihmojë të dalloheni në një turmë ndërsa ecni nëpër një aeroport. Rikujtojmë, se së fundmi ekspertët kanë paralajmëruar se plani i madh i miliarderit të teknologjisë për të dërguar edhe më shumë satelitë në hapësirë mund të shkaktojë një përplasje shkatërruese me avionët.

Njeriu më i pasur në Tokë dëshiron të dërgojë në orbitën e ulët të Tokës më shumë se 40.000 satelitë të internetit të Space X. Shërbimi i tij Starlink ka leje për të nisur 12.000 por firma dorëzoi dokumente për 30.000 të tjera në vitin 2019. SpaceX ka mbi 3000 satelitë në qiell të cilat kanë qenë një mjet vendimtar për forcat ukrainase që luftojnë me Rusinë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE