“Do më marrë malli”, Klevio dedikim prekës Lear Kurtit: Pse kështu do humbim shokët, çdo muaj?!

vovalbania October 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do më marrë malli”, Klevio dedikim prekës Lear Kurtit: Pse kështu do humbim shokët, çdo muaj?!

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano ka reaguar në rrjetet sociale pas vdekjes së 32-vjeçarit, Lear Kurti mbrëmjen e djeshme. Ky i fundit u shoqërua në polici ku dhe ndërroi jetë. Sipas prokurorisë dhe AMP-së, në stomakun e të riut është gjetur një qese plastike, e cila dyshohet se ishte e mbushur me lëndë narkotike dhe është përcjellë prej tij në momentin që patrulla e policisë i kërkoi mjetet e identifikimit.

Cllevio shkruan në Instagram se do ta marrë malli për 32-vjeçarin, me të cilin me sa duket kishte shoqëri.

“Vdiq dhe një gango. Pse kështu do humbim shok çdo muaj?! Sa më ke mërzit o Lear, kakami vogël. Normal se do më marri malli për ty. Do vi të pi cigare te vila jote fundit”, shkruan reperi në rrjetin e tij social Instagram. Klevio ka ndarë dhe një video nga shtëpia e tij, ku shfaqet Lear Kurti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE