U bë nënë, Eni ndan çopëza të ëmbla nga përditshmëria e saj me Adean (FOTO)

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U bë nënë, Eni ndan çopëza të ëmbla nga përditshmëria e saj me Adean (FOTO)

Dyshja e dhanë lajmin e ëmbël përmes disa postimeve në Instagram, duke treguar emocionet e momentit.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten🙏“,shkroi Eni.

Ndërsa Genci nga ana tjetër zgjodhi këto fjalë për të bijën e sapoardhur në jetë:

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”.

Ndërkohë, tashmë çifti po shijon çdo moment me të voglën e tyre dhe një prej tyre e ka ndarë edhe Eni pak minuta më parë në Instastory. Kjo ka bërë që të gjithë të bëhen edhe më shumë kurioz për portretin e Adeas.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE