“Sytë nga presidenti”, pritet shpallja e datës së zgjedhjeve

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Sytë nga presidenti”, pritet shpallja e datës së zgjedhjeve

Partitë politike presin që nesër Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të dekretojë datën e zgjedhjeve. Kreu i shtetit ka afat deri të enjten për të firmosur vendimin e tij për lokalet e ardhshme, por politikanët që u konsultuan me Begajn mendojnë që data të publikohet të hënën.

Sipas të njëjtave komunikime, partitë parlamentare që shkëmbyen mendime me Begajn, thonë që data e votimeve për kryetarët e bashkive dhe këshillat vendorë do të jetë 14 maji.

Presidenti mund të zgjedhjë një të diel mes 15 marsit dhe 15 majit, siç thotë Kodi Zgjedhor, por disa festa zyrtare që mbivendosen si dhe përfundimi i mandateve të të zgjedhurve aktualë, e bëjnë më të përshtatshme të dielën e fundit të fashës zgjedhore, përkatësisht 14 majin.

Cilado qoftë data e zgjedhjeve që cakton Begaj, dita që ai do të shpallë dekretin, shënon zyrtarisht nisjen e periudhës zgjedhore. Ajo do të angazhojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në nisjen e punës, hartimin e rregullave e blerjen e bazës materiale.

Nga ana tjetër, rekomandimet e Komisionit të Venecias thonë se rregullat e lojës nuk duhet të ndryshojnë pasi presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Kësisoj, ligjet zgjedhore, pra reforma elektorale dhe ajo territoriale nuk duhet të vazhdojnë, por PS tha të premten se ky kusht nuk është i murosur, ndaj mund të bëhen përjashtime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE