Berisha rikonfirmon mbështetjen për protestën e pedagogëve!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha rikonfirmon mbështetjen për protestën e pedagogëve!

Sot në një dalje për mediat, kryetari demokrat Sali Berisha reagoi duke konfirmuar mbështetjen për protestat e bojkotin e pedagogëve ndërsa iu bëri thirrje të rinjve të vazhdojnë protestat.

Unë jam sot këtu për të shprehur e rikonfirmuar mbështetjen e plotë të lëvizjes sindikaliste universitare.

Sot, pedagogët dhe studentët protestojnë dhe kanë bojkotuar mësimin. Me këtë rast, i garantoj se PD mbështet të gjitha kërkesat e tyre dhe merr përsipër absolutisht adresimin me përparësi të plotë të çdo kërkese që kanë paraqitur deri sot, madje edhe përmirësime të tjera.

Nuk mund të ketë asnjë dyshim se rrogat e pedagogëve nuk mund të jenë asnjëherë më të ulëta se ato të Prishtinës.

Se buxheti shkencor do të shumëfishohet dhe se çdo student do marrë të paktën 100 euro subvencion në kushtet e shtrenjtimit të jetesës. Se liria akademike, se komisarët, kancelarët famëzinj dhe anëtarët militantë të bordeve, do largohen nga universitetet.

Ftoj edhe njëherë të rinjtë të ngrihen në lartësinë e idealeve, shpirtit, dhe guximit të tyre dhe të vazhdojnë protestat dhe t’i japin përgjigjen e merituar regjimit monist të Edi Ramës.

Pedagogë e studentë të disa fakulteteve e mbyllën edhe për sot protestën  e tyre kombëtare, ndërsa rikonfirmuan gatishmërinë për ta vazhduar, ashtu sikurse bojkotin ndaj vitit akademik 2022-2023 edhe ditët në vijim.

Ndërkohë, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, tha se të mërkurën në orën 11:00 do të zhvillohet një forum, ku të diskutohet për të ardhmen e universitetit.

Do të marrin pjesë pedagogë, studentë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve. Do të diskutojmë e do dalim me një platformë që do e quajmë “Platforma universitare”.

Kovaçi, sqaroi edhe se peticioni me kërkesat e paraqitura është diçka tjetër, që nuk do ketë lidhje me forumin. Përsëri, pedagogët bënë thirrje që të merret në konsideratë letra e hapur që publikuan sot.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48895 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE