Dubai Miracle Garden, kopshti i cili është bërë “dëshmitar” i shumë propozimeve për martesë!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dubai Miracle Garden, kopshti i cili është bërë “dëshmitar” i shumë propozimeve për martesë!

Duket e çuditshme, por ju mund të gjeni një fushë të mrekullueshme me lule edhe në mes të shkretëtirës. Në Kopshtin e Mrekullive në Dubai mund të admironi sixhadenë më të madhe me lule në botë. Më shumë se 150 milionë lule mbulojnë 72,000 metra katrorë, si dhe një mori skulpturash, madje edhe një aeroplan. Në Dubai, asgjë nuk është e pamundur.

“Dubai Miracle Garden” gjendet në Al Barsha South dhe është hapur në Ditën e të dashuruarve para katër vjetësh. Që nga dita e parë kopshti është bërë i preferuar dhe lokacion jashtëzakonisht i popullarizuar për adhuruesit e natyrës, por edhe për të dashuruarit të cilët dëshirojnë ta thonë “po”-në vendimtare në këtë ambient që i ngjan parajsës.

Harqet e mëdha në formë zemre, nëpër të cilat kalojnë vizitorët, të mbuluara me lule, ftojnë vizitorët që t’i hedhin një sy këtij parku të mrekullueshëm. Këtu mund të shihni piramida të mëdha të luleve, igloo, zemra, të gjitha të zbukuruara me petale të shumëllojshme.

Një pjesë e dekorimit janë edhe makinat retro, modelet e Ferrarit me shoferë, të mbuluar tërësisht me lule. Mund të shihni edhe shtëpi të gjitha me lule. Në këtë kopsht do të gjeni aranzhimin më të madh të luleve në botë, i cili formon një kopje të avionit Airbus A380 të Emirates dhe është i mbuluar me më shumë se 500,000 lule dhe bimë.

Modelet imagjinative zbukurojnë çdo cep të këtij kopshti nga vazot gjigante të mbushura me qindra lule, te mullinjtë e erës dhe madje edhe një kopje e ndërtesës së famshme Burj Khalifa. Kudo që të ktheheni, do të shihni një kaleidoskop të vërtetë ngjyrash, falë luleve të shumta.

Kur keni nevojë për një pushim nga ecja dhe gjithë bukurinë që mund të shihni përreth jush, mund të uleni në shtratin e luleve, që është në frymën e vërtetë të kësaj oaze. Për të lejuar rritjen e luleve, ky kopsht ka një sistem vaditjeje që përdor ujërat e zeza, në mënyrë që të mos harxhohet asnjë pikë.

Kopshti Miracle Garden është i hapur sipas stinëve dhe do të mirëpresë sërish vizitorët e tij më 1 nëntor. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fund të majit të vitit të ardhshëm. Mesa duket, njerëzit janë lodhur nga qendrat e zakonshme tregtare dhe presin diçka krejtësisht ndryshe nga arkitektura dhe dizajni i ri.

Rikujtojmë, se prej 22 vitesh një ndër kopshtet mbretërore Hyde Hall në Eseex nuk është ujitur. Bimët janë rezistente ndaj thatësisë dhe lulëzojnë për mrekulli. Ky kopsht tërheq një numër të madh vizitorësh, jo vetëm nga Britania, por edhe të tjerë të huaj. Kopshti “Dry garden” është rregulluar vetëm me bimë që e përballojnë thatësirën, me origjinë nga Mesdheu, Australia, Amerika e Jugut dhe Afrika.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48914 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE