“Malet…” Yll Limani sapo na zbuloi titullin e projektit të tij më të ri?!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Malet…” Yll Limani sapo na zbuloi titullin e projektit të tij më të ri?!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Pak minuta më parë, artisti ndau me ne një video ku duket se na ka zbuluar një pjesë nga videoklipi i projektit të tij më të ri muzikor, teksa shfaqet duke ecur në natyrë dhe krahas ka shkruar “Malet…” duke na ngritur dyshimet se mund të na ketë treguar edhe titullin e këngës së tij.

Epo për të zbuluar më shumë do të na duhet të presim dhe pak…

Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme se artisti këtë herë do të punojë për një projekt që ka një impakt më të madh, duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023. Mirëpo, duket se të gjitha këto lajme nuk janë të vërteta pasi ka qenë vetë këngëtari që me anë të një Instastory e ka mohuar pjesëmarrjen e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48678 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE