Ursula Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ursula Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor!

Bashkimi Europian përsërit se lidhjet me vendet e Ballkanit Perëndimor i sheh me rëndësi të veçantë e rithekson gatishmërinë që të forcohen. Në të njëjtën kohë, BE-ja shprehet e gatshme të përfshijë edhe vendet e rajonit në planet për sigurimin e burimeve të reja të furnizimit me energji elektrike, gaz e naftë, në kohën kur Unioni po ndërmerr masa për të zvogëluar ndikimin nga Rusia.

Për këto, si dhe për të tjera tema, pritet të diskutohet në takimet që liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila këtë javë nis një turne 4-ditor në gjashtë vende ballkanike. Vizitat në vendet e Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen i fillon të mërkurën në Shkup. Prej atje, të enjten do të vizitojë Prishtinën e në të njëjtën ditë ndalet në Tiranë.

Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Sarajevë, më 28 tetor e në Beograd. Këtë tur, pritet ta përmbyllë me një vizitë në Mal të Zi, të shtunën, më 29 tetor. Në rajon do të diskutojë me bashkëbiseduesit e saj edhe për bashkëpunimin rajonal, reformat europiane, gjetjet e raporteve të fundit të progresit e për sfidat e përbashkëta, siç janë edhe menaxhimi i emigracionit e përballja me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimit. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe pasojat që ka, si për rajonin e Ballkanit, ashtu edhe për tërë Europën, do të jetë po ashtu një prej temave që pritet të diskutohen.

Në Bruksel thonë se tashmë është evidente se është arritur deri tek intensifikimi i kontakteve në nivele më të larta mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor e kjo do të vazhdojë. Janë zhvilluar disa takime në nivel të ministrave edhe në kuadër të Procesit të Berlinit, ku merr pjesë edhe BE-ja. Ndërkaq, në javën e parë të nëntorit pritet të zhvillohet edhe samiti i Procesit të Berlinit. Më pas, më 6 dhjetor, pritet të zhvillohet edhe një samit i veçantë i liderëve të BE-së e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE