Nga aktore në pastruese burgu, Zara Phythian në ditët më të vështira të jetës së saj!

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga aktore në pastruese burgu, Zara Phythian në ditët më të vështira të jetës së saj!

Aktorja hollivudiane Zara Phythian dhe bashkëshorti i saj u dënuan para disa muajve me burg pas abuzimit seksual me një të mitur. 36-vjeçarja, e cila luajti në filmin e Marvel të vitit 2016, ‘Doctor Strange’, së bashku me bashkëshortin e saj ‘mjeshtër’ i Taekwondo-së, Victor Marke, u dënuan për 14 akuza të aktivitetit seksual me vajzën.

Së fundmi, thuhet se Phythian ka përfunduar në pastruese në burgun ku po vuan dënimin. Zara është regjistruar në një kurs pastrimi me shpresën se do ta ketë më të lehtë gjetjen e një pune kur të përfundojë dënimin. Babai i aktores tha për “The Mirror” se:

Ajo po e përballon çuditërisht mire situatën. Kanë hyrë të dy në një kurs pastrimi. Nëse do ta kishin bërë këtë jashtë mureve të burgut, do t’ju kushtonte 5.000 paundë për t’u certifikuar… Disa u zgjodhën dhe iu dha një mundësi për të treguar vlerësimin për sjelljen e tyre të mirë. Shpresoj se kursi do të jetë i dobishëm për të kur ajo të dalë.

Bashkëshorti i Zara-s u dënua me 14 vjet burg për keqtrajtimin e të njëjtës vajzë dhe një viktime tjetër. Ndërsa babai i Phythian tregoi gjithashtu çfarë po bën Zara pas hekurave.

Ajo e pranon situatën e saj dhe thjesht përpiqet të bëjë gjënë e duhur gjatë vuajtjes së dënimit. Ajo ka një punë në një palestër, ku stërvitet. Të burgosurit e rinj që nuk e njohin mendojnë se ajo punon në burg. Mendoj se kjo është për shkak të mënyrës së sjellshme të bisedës dhe edukimit të saj.

Rikujtojmë se Marke ishte instruktori i arteve marciale të Zara-s. Ata të dy mohuan veprat penale, por u shpallën fajtorë dhe u dënuan në të njëjtën gjykatë. Ndërkaq, çifti u takuan kur aktorja ishte vetëm 14 vjeçe dhe ai ishte 37 vjeç pasi ajo iu bashkua akademisë së tij ‘School of Champions’ në Nottingham.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE