Familjes asnjë kacidhe, të gjitha paratë “do t’i shkojnë Zotit”, habit miliarderi amerikan!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Familjes asnjë kacidhe, të gjitha paratë “do t’i shkojnë Zotit”, habit miliarderi amerikan!

Biznesmeni 80-vjeçar David Green ka një pasuri prej 13.4 miliardë dollarësh. David njoftoi së fundmi se po ia lë të gjithë pasurinë “Zotit” dhe se familja e tij nuk do të marrë asnjë kacidhe. Green është themeluesi i ‘Hobby Lobby’, një zinxhir prej afro 1000 dyqanesh arti dhe zejtarie në 47 shtete të SHBA. Ai pretendon se nuk dëshiron t’i lërë para familjes, sepse nuk do që të prishë të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve të tij. Për këtë arsye, sqaroi se po ia lë kompaninë Kishës.

Green u rrit në Altus, Oklahoma, ku babai i tij ishte një predikues ungjillor. Ai thotë se e ka ndërtuar biznesin e tij mbi parimet biblike. Green është mbështetës i madh i organizatave të krishtera dhe një nga filantropistët kryesorë në Shtetet e Bashkuara.

Ai u shpreh se:

Nëse keni ndonjë gjë ose nëse unë kam ndonjë gjë, kjo është për shkak se ajo na është dhënë nga Krijuesi ynë. Kështu që mësova të them: “Shiko, është e gjitha e jotja, Zot! Në mesin e viteve 1980 kalova një periudhë ku isha shumë arrogant dhe pothuajse e humba biznesin. Zoti ishte ai që më tregoi rrugën drejt suksesit. Bibla thotë se është Zoti ai që na jep fuqinë për të bërë pasuri. Avokatët dhe kontabilistët më këshilluan që thjesht t’ua kaloja pronën fëmijëve dhe nipërve të mi. Nuk më dukej e drejtë të ndryshoja apo edhe të prishja të ardhmen e nipërve të mi.

Rikujtojmë, se Yvon Chouinard, themeluesi miliarder i Patagonia, kompani për veshjet në natyrë, ka njoftuar se ia ka dhuruar kompaninë e tij një fondi bamirësie. Chouinard u shpreh se sipas një strukture të re pronësie, çdo fitim që nuk riinvestohet për kompaninë, do të shkonte drejt luftës kundër ndryshimeve klimatike.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE