Blinken-Xhaçka angazhim për të vijuar bashkëpunimin edhe për sigurinë kibernetike!

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blinken-Xhaçka angazhim për të vijuar bashkëpunimin edhe për sigurinë kibernetike!

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë partneritetin strategjik e angazhohen për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fusha si mbrojtja, siguria kibernetike, energjia, transporti apo tregtia. Në përfundim të dialogut të partneritetit strategjik, njoftohet se këtë garanci dhanë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken
Në takimin mes dy delegacioneve shqiptare e amerikane, shefi i diplomacisë së Uashingtonit shprehu krenarinë që Shtetet e Bashkuara kanë një aleat të besueshëm si Shqipëria.

Sekretari Blinken vlerësoi bashkëpunimin në të gjitha fushat, si dhe shprehu gatishmërinë e vullnetin e Amerikës për ta thelluar këtë bashkëpunim në energji, biznes e të tjera duke e parë vendin tonë, si një pikë referimi në rajon.

Sekretari Blinken shprehu mirënjohjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë, si një aleat që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj. Ai vlerësoi faktin që Shqipëria strehoi shtetasit afganë dhe nënvizoi se SHBA do të jenë gjithmonë në krah të vendit tonë.

Kryediplomatja Xhaçka falënderoi sekretarin Blinken dhe qeverinë amerikane për mbështetjen e bashkëpunimin në mbrojtjen e demokracisë, situatës në Ukrainë, mbrojtjes kibernetike modernizimit të Forcave të Armatosura apo projekteve në zhvillimin në fushën e energjisë.

Shqipëria e vlerëson shumë partneritetin e saj strategjik me SHBA-të dhe jemi të bindur se kjo marrëdhënie do të thellohet dhe zgjerohet më tej në të ardhmen, duke u bazuar në themelet e qëndrueshme të miqësisë midis vendeve dhe njerëzve tanë.

Dy ditë më parë në Departamentin e Shtetit u mbajt takimi më i rëndësishëm i marrëdhënies politike mes dy vendeve: dialogu i partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri. Në dialog morën pjesë përfaqësues nga gjashtë ministri, si dhe nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes, ai i Tregtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare ku u diskutuan rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47559 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE