“Krisje” me drejtuesit e televizionit? Arbana Osmani i sqaron të gjitha me veprimin e saj të fundit (FOTO)

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Krisje” me drejtuesit e televizionit? Arbana Osmani i sqaron të gjitha me veprimin e saj të fundit (FOTO)

Dita e djeshme ishte vërtetë e ngarkuar për showbiz-in shqiptar me lajme nga më të ndryshmet, në të cilat kryqendra ishte sigurisht “drama”.

Në fakt, më shumë se më parë, dje u përfol për një krisje të mundshme të raportit të Arbana Osmanit me drejtuesit e Top Channel, pikërisht në prag të nisjes së pregatitjeve për edicionin e ri të “Big Brother Albania Vip”. Të gjithë thashethemeve se ndoshta moderatorja nuk do të ishte në krye të prezantimit të reality show-t këtë sezon, ju shtua edhe fakti se partneri i saj, promovimin e filmit të tij të ri e bëri në një tjetër televizion dhe jo në Top Channel.

Megjithatë, gjithcka u sqarua mbrëmjen e djeshme, teksa televizioni publikoi promon e edicionit të dytë të BBV, teksa theksonte se do të ishte në drejtimin e Osmanit, ndërsa kjo e fundit konfirmoi gjithcka, duke shpërndarë spot-in dhe duke bërë me dije se “do nisnim më shpejt se c’e presim të gjithë”.

Edhe pse spot-i i djeshëm u fshi, por jo për arsye që kanë të bëjnë me Arbanën, ditën e sotme kjo e fundit i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë dyshimeve në lidhje me raportin me Top Channel dhe drejtuesit e saj, duke hedhur poshtë të gjitha zërat për një “krisje”. Kështu, moderatorja postoi një foto në Instagram-in e saj, nga ambientet e Top Channel, me shumë gjasë ku është duke nisur mbledhjet e para për BBV, ndërsa bie në sy zemra e madhe në kafen e saj, cka tregon edhe gjithë dashurinë që kanë për të në atë televizion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE